Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët

Është bërë autopsia mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një vile në Foria di Centola mbrëmjen e 22 qershorit në Itali. Pronari i shtëpisë duke dëgjuar zhurma, mori pushkën që e mbante me leje dhe zbriti poshtë duke qëlluar. Në atë moment ai qëlloi disa herë dhe 26-vjeçari u vra, një bashkëpunëtor tjetër u plagos rëndë dhe një shqiptar i tretë arriti të arratisej dhe aktualisht është në kërkim. Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Rezultatet, pasi të dorëzohen, do të shërbejnë për të sqaruar më mirë dinamikën e incidentit dhe për të hedhur dritë mbi goditjet që rezultuan fatale...