Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve

Goditje informalitetit në turizëm – Inspektoriati i Punës del në terren, nisin kontrollet për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve   Me nisjen e sezonit turistik, Inspektorati Shtetëror i Punës ka ndërmarrë një plan të zgjeruar masash për të luftuar informalitetin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar kontrolle intensive në terren në të gjithë vendin.     Në qendër të inspektimeve do të jenë shkelje të zakonshme që lidhen me të drejtat e punonjësve: mungesa e kontratave të punës, mospagimi i kontributeve shoqërore, mosrespektimi i orëve shtesë dhe pushimeve javore, por edhe raste të punësimit të të miturve në kushte të ndaluara nga ligji.   “Qëllimi ynë është të garantojmë kushte të ndershme dhe të sigurta pune për çdo punonjës. Turizëm i suksesshëm...