14 masa sigurie, dyshohen për këmbim valutor pa licencë

14 masa sigurie, dyshohen për këmbim valutor pa licencë

Prokuroria e Fierit ka kërkuar vendosjen e masave të sigurimit për 14 persona, të dyshuar se ushtronin aktivitet të këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit. Sipas Prokurorisë, janë dokumentuar 14 raste ku subjekte tregtare dyshohet se kryenin aktivitet të këmbimit valutor pa autorizimin përkatës. Për 11 persona është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ata janë E. Dh., H. Sh.,...