Mbi 65 të vrarë në Gazë

Mbi 65 të vrarë në Gazë

Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 67 njerëz në Rripin e Gazës të hënën, duke kryer sulme ajrore në pjesë të ndryshme të territorit palestinez, thanë dëshmitarët, spitalet dhe zyrtarët shëndetësorë. Një sulm ajror goditi kafenenë Al-Baqa në qytetin e Gazës, kur ajo ishte e mbushur me gra dhe fëmijë, tha Ali Abu Ateila, i cili ndodhej brenda. “Pa paralajmërim, papritmas një avion luftarak goditi vendin, duke e shkundur sikur të ishte tërmet”, tha ai. Të paktën 30 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në kafene, tha Fares Awad, kreu i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë në veri të Gazës. Awad tha se shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Dy sulme të tjera në një rrugë...