Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndotja me naftë e lumit Vjosa, reagon Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar
Kompania Albpetrol ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për mediet pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta. Në reagim, Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Albpetrol nënvizon se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër. “Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhojë e strategjive kombëtare dhe vendimeve të...