Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e shqiptares në Itali/ Studentët protesojnë të përlotur në Universitetin “La Sapienza”: Drejtësi për Ilarian!
Pamje nga protesta ROMË- Vrasja me thikë e Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hidhërim në Itali. Shumë të rinj dhe të reja, veçanërisht bashkëstudentët në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u mblodhën në shenjë proteste. Qindra prej tyre, të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e kësaj të mërkure, në oborret e universitetit Italian. Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelësa në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi. “E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e mirë është e mundur: le të organizohemi",- kishin shkruar studentët italianë në një çarçaf të madh. 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e...