Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mbi 900 të aksidentuar me monopatina në 2 vjet, rritet alarmi për përdorimin e tyre
Monopatinat elektrike po kthehen gjithnjë e më shumë në burim kryesor për aksidente rrugore dhe rrezik për jetën. Sipas të dhënave të siguruara nga Spitali Universitar i Traumës, gjatë vitit 2024 janë paraqitur 694 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve me këto mjete. Ndërsa vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 212 raste. Të dhënat e siguruara nga Tv Klan tregojnë se shumica e të lënduarve janë të rinj nga mosha 15 deri në 30 vjeç, por nuk mungojnë as rastet e fëmijëve apo të të moshuarve që përfshihen në aksidente, si drejtues të këtyre mjeteve ashtu edhe kalimtarë. Nga kartelat mjekësore të Spitalit të Traumës rezulton se lëndimet nga monopatinat janë shpesh të rënda, përfshirë fraktura në kokë apo...