“Rinumërimi i votave humbje kohe”/ Shpërthen analisti: Zgjedhjet u vodhën, tani mbetet…

“Rinumërimi i votave humbje kohe”/ Shpërthen analisti: Zgjedhjet u vodhën, tani mbetet…

Burimi u shpreh se nëse qëllimi është integrimi në BE, duhet të formohet një qeveri e bashkimit kombëtar, pa Ramën kryeministër. Analisti Genc Burimi, i ftuar në një intervistë televizive tha se rinumërimi i votave nuk ka kuptim, pasi zgjedhjet janë vjedhur. Genc Burimi: “Zgjedhjet janë vjedhur, rinumërimi i votave është humbje kohe. Rinumërimi i votave i shërben edhe maxhorancës, por edhe opozitës për të fituar kohë. Sali Berisha tha se manipulimi ka ndodhur që në fushatë, por se rinumërimi i votave është kërkuar nga kandidatët. Diskursi i Berishës, duam apo jo, mua më duket koherent. Nëse krahasojmë Shqipërinë qoftë edhe me Serbinë, atje ka shoqëri civile, ndërsa tek ne nuk ka shoqëri civile. Atje është rinia serbe që ngrihet në protestë, thotë nuk kam...