Shqiptarët në Gjirin Persik, MPJ apel për kujdes:Shmangni lëvizjet e panevojshme

Shqiptarët në Gjirin Persik, MPJ apel për kujdes:Shmangni lëvizjet e panevojshme

Me rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka bërë një apel të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik. Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, MEPJ i këshillon ata që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve lokale, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në çdo lëvizje të tyre.“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”, thuhet në deklaratën zyrtare.Gjithashtu, u bëhet thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme...