Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar. Sipas uniformave blu, mësohet se i riu me iniciale L.Sh. u qëllua me armë në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Si autor i dyshuar i ngjarjes, është identifikuar një 36-vjeçar me iniciale Sh.D., banues në Golem. Ky i fundit është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia. “Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij. Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po...