Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Starmer mbështet sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, thirrje Teheranit të kthehet në negociata
Keir Starmer ka mbështetur sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe i ka bërë thirrje Iranit të kthehet në negociata, duke thënë se programi bërthamor i vendit ishte një “kërcënim i rëndë për sigurinë ndërkombëtare”. Donald Trump njoftoi gjatë natës se SHBA-të kishin bombarduar tre centrale bërthamore në Iran, duke iu bashkuar sulmit të Izraelit ndaj regjimit të Teheranit, shkruan The Guardian. Mbretëria e Bashkuar thton se nuk kishte përfshirje të tyre në këtë veprim. Starmer dhe sekretari i jashtëm, David Lammy, kishin kërkuar një zgjidhje diplomatike mes frikës se një veprim më i gjerë mund ta destabilizonte më tej rajonin. Të martën, në samitin e G7-ës, Starmer kishte thënë se nuk kishte asnjë indikacion se SHBA-të po planifikonin t’i bashkoheshin sulmit, megjithëse...