Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulimi i një varri 3200-vjeçar në Egjipt, i përkasin komandantit ushtarak nga periudha e Ramesses III
Një ekip arkeologësh egjiptianë ka zbuluar një varr 3200-vjeçar në Egjiptin verilindor, i cili besohet të i përkasë një komandanti ushtarak të rangut të lartë nga periudha e faraonit Ramesses III, faraoni i fundit i madh i Egjiptit të lashtë. Zbulimi u bë në vendin arkeologjik Tell el-Maschuta dhe ofron një pasqyrë të rëndësishme mbi rolin strategjik të këtij rajoni në mbrojtjen e kufijve lindorë të Egjiptit gjatë Mbretërisë së Re (1550-1070 pes). Varri, i ndërtuar me tulla balte, përmban një dhomë kryesore varrimi dhe tre dhoma ngjitur, të gjitha me mure të veshura me llaç të bardhë. Brenda varrit, arkeologët kanë zbuluar një sërë artefaktesh që tregojnë statusin e lartë të njeriut të varrosur, përfshirë një unazë ari me mbishkrimin e emrit të Ramesses...