Debat për drejtësinë në Strasburg/ PS: Shtyllat e reformës janë të paprekshme. PD: Po zgjat dhe rrezikon kolaps të sistemit

Debat për drejtësinë në Strasburg/ PS: Shtyllat e reformës janë të paprekshme. PD: Po zgjat dhe rrezikon kolaps të sistemit

Në ditën e dytë të punimeve të komitetit të stabilizim asocimit BE-Shqipëri, mazhoranca dhe opozita diskutuan për reformën në drejtësi e cila u miratua në korrikun e vitit 2016. Fatmir Xhafaj i cili udhëhoqi këtë reformë në emër të mazhorancës dhe Oerd Bylykbashi i cili ishte përfaqësuesi kryesor i PD, përcollën në Strasburg qëndrimet diametralisht të kundërta që ndajnë dy forcat kryesore politike për rezultatet e kësaj reforme. “Ne, si maxhorancë, rikonfirmojmë se i qëndrojmë fort reformës kushtetuese të vitit 2016 dhe siç jemi shprehur publikisht shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme”, tha Xhafaj. “Reforma në drejtësi ka 10 vjet që vazhdon, pa përfundim në horizont. Sa më shumë zgjatet, aq më shumë sjell destabilitet, pasiguri ligjore për qytetarët dhe kolaps të sistemit”,...