Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
OnePlus lançon smartfonin e segmentit të mesëm Nord 5
OnePlus prezantoi smartfonin Nord 5, një rifreskim i modelit popullor të segmentit të mesëm. Ky smartfon ka çipin flagship Snapdragon 8S Gen 3 të Qualcomm i cili ofron fuqi të konsiderueshme për gaming, punën me disa aplikacionet dhe përdorimin e përgjithshëm. Telefoni ka një sistem ftohjeje të përmirësuar së bashku me mbështetjen për memorien RAM LPDDR5X. Ka një sistem të dyfishtë kamerash të pasme dhe do të jetë i disponueshëm në ngjyrë blu të hapët. Kompania thotë se specifikat e përmirësuara të Nord 5 bëjnë diferencën në video lojëra duke ofruar “performancë të pashoq” në kategorinë e tij. Sipas OnePlus telefoni mund të luajë Call of Duty: Mobile me 144FPS dhe ray-tracing në kohë reale. OnePlus lançoi edhe një telefon shoqëruar quajtur Nord CE5. Detajet...