Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 43-vjeçari në Lushnje
Policia e Lushnjes ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi u kap në flagrancë, me doza Kokaine me vete, të cilat do t’i shiste në tabakinon e tij. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dozat e lëndës narkotike. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij” njofton policia Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të...