Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kufizohet lëvizja e kamionëve, shtohen sportelet në kufi dhe patrullat në zonat e plazheve
Sezoni veror ka nisur dhe bashkë me të policia e shtetit po merr masa për të ruajtur rendin e sigurinë. Duke nisur nga kjo fundjavë deri më 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda që transportojnë mallra në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar. Për sezonin veror 2025, përveç sigurisë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, policia po merr masa për lehtësimin e qarkullimit në pikat e kalimit kufitar për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore me qëllim menaxhimin e fluksit turistik. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë, përfshirë punonjës policie me biçikleta që patrullojnë në plazhe. Shërbimet policore do të...