“1,200 aplikime për startup-et”, Ibrahimaj njofton hapjen e akademisë për trajnimin e sipërmarrësve të rinj
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar mundësitë që ofron qeveria për të rinjtë dhe të gjithë ata që dëshirojnë të nisin ose të zhvillojnë një biznes në Shqipëri. E ftuar këtë të martë, më 17 nëntor, në “Aldo Morning Show”, Ibrahimaj foli për skemat e financimit, grantet dhe mbështetjen për startup-et në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, me moton “Ndërto nga Shqipëria”. “‘Ndërto nga Shqipëria’ neve e kemi zgjedhur jo pa qëllim, se unë besoj fort se e vetmja politikë që mund të nxisë frenimin e emigracionit dhe dëshirën e të rinjve dhe të rejave për të jetuar në Shqipëri, për të ndërtuar nga Shqipëria, janë mundësitë. Nëse ti i ofron një të riu, një të reje mundësi, një lloj sigurie...
Burimi:
javanews.al