Berisha: Paketa fiskale e Ramës, goditje finale ndaj bizneseve në Shqipëri dhe investimeve të huaja
Berisha: Paketa fiskale e Ramës, goditje finale ndaj bizneseve në Shqipëri dhe investimeve të huaja Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar paketën fiskale të qeverisë Rama si një goditje të rëndë ndaj biznesit të ndershëm dhe investimeve të huaja në Shqipëri.Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të PD-së në selinë blu, Berisha deklaroi se ndryshimet fiskale cenojnë sigurinë e kontratave dhe marrëveshjeve, ndërsa akuzoi qeverinë se po vepron pa konsultim me përfaqësuesit e biznesit. Berisha tha se rritja e taksës së dividendit dhe e TVSH-së për turizmin, si dhe ndryshimet në taksimin e karburanteve, e bëjnë Shqipërinë më pak tërheqëse për investitorët. Berisha: Dhomat e tregtisë, organizatat përfaqësuese të bizneseve kërkojnë anulimin e menjëhershëm. Kërkojnë mosaplikimin e tij, pasi thashë një vendim i...
Burimi:
sot.com.al