Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

Shtatë vite pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit vijon të jetë në qendër të debatit politik, ndërsa një pjesë e familjeve të prekura, nga Kombinati deri në zonën e 5 Majit, vijojnë të përballen me mungesën e një banese. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë përdorur fondet e rindërtimit, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe abuzime me paratë publike. Sipas Tabakut, rreth 1.2 milionë euro janë shpenzuar për procesin e rindërtimit, por pavarësisht kësaj, shumë familje nuk kanë arritur ende të përfitojnë banesat e premtuara. Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën e lidhjes së kontratave dhe zhvillimin e procedurave të tenderimit, duke pretenduar se janë angazhuar fonde për projekte që nuk janë përfunduar. Jorida Tabaku:...