Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
120 milionë histori të humbura: Sot është Dita Botërore e Refugjatëve
Sot, më 20 qershor, bota shënon Ditën Botërore të Refugjatëve, një datë që u vendos nga Kombet e Bashkuara për të nderuar forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e miliona njerëzve që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës, dhunës, përndjekjes apo fatkeqësive natyrore. Kjo ditë shërben si një kujtesë se pas çdo statusi të refugjatit fshihet një histori njerëzore, një nënë që kërkon siguri për fëmijët, një adoleshent që lufton për arsim, një familje që ëndërron një jetë pa frikë. Sipas të dhënave të fundit nga UNHCR, numri i njerëzve të zhvendosur në nivel global ka arritur...