Aksidenti i rëndë ajror në Indi, mbi 290 të vdekur në tragjedi

Aksidenti i rëndë ajror në Indi, mbi 290 të vdekur në tragjedi

Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 persona në bord, u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti perëndimor i Ahmedabad-it, të enjten. Autoritetet e kanë quajtur këtë katastrofën më të rëndë ajrore në botë gjatë dekadës së fundit. Mes viktimave kishte edhe persona që ndodheshin në tokë, pasi avioni – i cili duhej të mbërrinte në aeroportin Gatwick në jug të Londrës – u rrëzua mbi një konvikt të një kolegji mjekësor gjatë orës së drekës. Sipas policisë, të paktën një pasagjer ka mbijetuar. Ai tregoi për mediat se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë menjëherë pas ngritjes. Pasagjeri ndodhej në vendin 11A, pranë një daljeje emergjente, çka mund të ketë ndihmuar...