Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
GJKKO pranon kallëzimin e Fredi Belerit, thirrje SPAK: Hetoni Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin!
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kallëzimin e bërë nga eurodeputeti i "Neodemokracia", Fredi Beleri për çiftin Xhaçka-Gaçi. Në dokumentin e siguruar nga ZËRI, shkruhet se GJKKO urdhëron Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj ish-ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Për të tre kërkohen hetime për 3 vepra penale: shpërdorim detyre, falsifikim i dokumenteve dhe pastrimi i produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. DOKUMENTAT: Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj që më datë 28 shkurt, por është zbuluar për mediat vetëm sot. Ç'ka do të thotë që ka më shumë se një muaj, që SPAK...