115 ditë protestë/ Qytetarët nuk ndalen, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Në Tiranë ka nisur marshimi i protestës së 115-të, me qytetarët që janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej thirrjeve kryesore është: “Rama, jep dorëheqjen!” Marshimi vijon drejt Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe qytetarëve që kërkojnë largimin e qeverisë.
Burimi:
syri.net