Berisha njofton: Fushata elektorale do të hapet me 11 prill në Tiranë. Në 11 Maj, shqiptarët do votojnë origjinalin, jo kopjen

Berisha njofton: Fushata elektorale do të hapet me 11 prill në Tiranë. Në 11 Maj, shqiptarët do votojnë origjinalin, jo kopjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orën e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati u shpreh se, në 11 prill ora 19:00 fushata do të hapet në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, në hapjen me të bukur dhe për këtë ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve drejtuesve dhe anëtarëve të partisë. “Secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”, theksoi Berisha. Që në nisje të fjalës së tij në takimin me të deleguarit politik dhe kryetarët e degëve të PD në Shqipëri, Berisha u shpreh se...