Të shtëna me armë zjarri në protestat në Bolivi, vritet një oficer policie

Të shtëna me armë zjarri në protestat në Bolivi, vritet një oficer policie

Bota E Enjte, 12 Qershor 2025 09:25 Një oficer policie ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë gjatë përleshjeve të dhunshme në Bolivi midis mbështetësve të ish-Presidentit Evo Morales dhe forcave të sigurisë. Lajmin e konfirmoi zëvendësministri i Brendshëm Johnny Aguilera, i cili sqaroi se pati të shtëna me armë zjarri që rezultuan fatale. Ngjarja ndodhi në qytetin minerar Yayagua, në rajonin e Potosit, ku situata ka qenë e tensionuar prej ditësh. Më herët, Presidenti aktual Luis Arce njoftoi fillimin e një operacioni të përbashkët mes policisë dhe ushtrisë për të larguar bllokadën e një autostrade kryesore në pjesën qendrore të Bolivisë. Protestat dhe bllokadat kanë nisur që më 2 qershor, ku mbështetësit e Morales kanë bllokuar dhjetëra rrugë në të gjithë vendin....