”Vanity Fair”: Berati, oazi ku ëndrrat për pushime perfekte kthehen në realitet

”Vanity Fair”: Berati, oazi ku ëndrrat për pushime perfekte kthehen në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”.”Ky qytet, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, duket sikur ka dalë nga një libër përrallash për fëmijë: shtëpi guri, rrugë labirint, kopshte me lule, xhami dhe kisha antika dhe një kështjellë që e mbikëqyr nga lart. Nga tarraca e ”Traditës së Beratit”, një shtëpi tradicionale e shndërruar në një hotel dhe restorant, pamja nuk harrohet lehtë. Duke shtrirë duart, duket sikur mund të prekësh çatitë me tulla të shtëpive antike përgjatë lumit Osum dhe Urës së Goricës. Vetëm pak metra larg është sfondi i përsosur për një foto suvenire. Është vendi ideal për t’u zhytur në këtë qytet...