Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Gërvalla: Kujdes gjatë udhëtimeve nëpër Serbi, ndalesat po shtohen
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ndalimit nga autoritetet serbe të një ish-pjesëtari të Njësisë Speciale të Kosovës. Ajo tha se MPJD ka kontaktuar menjëherë institucionet serbe për të konfirmuar informacionin dhe njëkohësisht ka informuar misionet e huaja diplomatike në Kosovë dhe Serbi.“Kemi kërkuar ndihmën e tyre, kemi kërkuar qartësi dhe shpresojmë që çështja mundësisht sot të qartësohet e ai të mos mbahet fare për 48 orë,” deklaroi Gërvalla.Ministrja shtoi se ndalesat e tilla arbitrare janë shtuar vitet e fundit nga shteti serb, sidomos ndaj personave që kanë qenë pjesë e strukturave të sigurisë së Kosovës. Ajo apeloi për vigjilencë të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur lëvizjet përmes territorit serb rriten ndjeshëm.“Më lejoni të bëj...