11 maji, PD i drejtohet KQZ-së: Mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit!

11 maji, PD i drejtohet KQZ-së: Mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit!

Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit. Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, PD thotë se mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit. Opozita kërkon nisjen e një hetimi administrativ nga ana e KQZ-së si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv