Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
’11 Maji’/ Në masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në bashkinë e Elbasanit materialet zgjedhore
👁12561
Pas qarkut të Korçës dhe Beratit, materialet zgjedhore kanë mbërritur sot edhe në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja raporton se materialet zgjedhore nën masa të rrepta sigurie, kanë mbërritur në qytet për dy nga katër KZAZ të bashkisë Elbasan. Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, forca të policisë së DVP-së Elbasan do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre, deri në momentin e shpërndarjes në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Elbasan.Zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen ditën e dielë, për të përcaktuar parlamentin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme dhe qeverinë e re.