Burimi:
Syri.net

‘11 Maji’/ Kreu i OSBE: Presioni ndaj administratës dhe shit-blerja e votës, çështje shqetësuese!
👁7540
OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë organizuar ditën e sotme një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në këtë takim ishte i pranishëm kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran. Gjatë fjalës së tij Tarran u shpreh se integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike. Ai thekson se sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Tarran tha se prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore...