Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda falënderon efektivët dhe qytetarët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi. Në letrën falënderuese, Proda shprehet se ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm dhe pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve. “Puna juaj e palodhur, angazhimi i jashtëzakonshëm dhe vetëkontrolli në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht sfidave apo ndjeshmërive të momentit”, shprehet Proda. Gjithashtu ai falënderon edhe qytetarët, sportdashësit dhe tifozët, të cilët respektuan udhëzimet...