Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Dibrës, KQZ: Na duhet 10 ditë kohë përgatitje
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur që të rinumërohen votat për qarkun e Tiranës dhe Dibrës. Komisionin Qendror i Zgjedhjeve pas këtij vendimi mësohet se ka kërkuar 10 ditë kohë për përgatitjen e infrastrukturës njerëzore dhe teknike për të kryer procesin e rinumërimit të votave për dy qarqet. Po mendohet që rinumërimi i votave të bëhet sërish në Parkun Olimpik të Tiranës. “Na duhen rreth 10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces. Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik”, mësohet të ketë deklaruar KQZ. Në qarkun Tiranë do hapen 1282 kuti dhe do rinumërohen si vota për partitë dhe për kandidatët.