Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Plagosja e 15-vjeçarit në piceri/ I ati: Ngjarja u fsheh. Djalin ma qëlluan në qafë, plumbi është pistolete, jo stilolapsi!
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Babai i 15-vjeçarit që u plagos pak ditë më parë në picerinë 'Fantazia' në zonën e ‘Ali Demit’ ka rrëfyer për emisionin “Me Zemër të Hapur” detaje nga ngjarja, ku pretendon se plagosja është tentuar të fshihet nga pronarët apo persona të tjerë, të cilët kanë qenë të pranishëm. I ati i kamarierit, shprehet se gjurmët e gjakut në piceri u fshinë me facoleta dhe më pas u hoqën kamerat e sigurisë së ambientit. Babai i 15-vjeçarit tregon se djali i tij është plagosur me plumb në qafë dhe se autori e mbante armën përherë me vete dhe nuk bëhet fjalë për një armë zjarri-stilolaps, por për pistoletë. Ndër të tjera ai rrëfen se nuk ka pasur asnjë konflikt paraprak, ashtu siç është...