Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë emigrantët e dëbuar
Donald Trump SHBA- Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po ushtron presion mbi Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Lajmin e raportoi sot "Bloomberg News". Kërkesat e dërguara vendeve në rajon janë pjesë e një strategjie më të gjerë amerikane për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrat rajonale të Departamentit të Shtetit të SHBA-së u ngarkuan me detyrën e prezantimit të idesë, tha një nga personat që ishte në dijeni të kërkesave të Trump. Por nuk është e qartë nëse është arritur ndonjë marrëveshje si rezultat i bisedimeve. Vetë Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë për këtë çështje dhe as...