Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Akuzuan PD-në se i vodhi votat Metës, Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave dhe damkos qeverinë e Ramës
Partia e Lirisë po ankohet për vjedhjen e votave, kjo edhe duke e gjetur fajtorin tek PD dhe Sali Berisha, duke ngritur dyshime të forta se në Kavajë u devijua vota brenda koalicionit në destinacione të tjera. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi doli sot në një deklaratë për mediat, ku pretendoi vjedhjen e votave, duke vlerësuar raportin e Parlamentit Evropian. ”Vetëm në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhë që të “humbin” 130 mijë fletë votimi, si 130 milion eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Ky terrorizëm elektoral nuk mund të pranohet kurrë! Shqipëria nuk mund të integrohet në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës, por vetëm duke ndjekur shinat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë votën e...