Krijuan skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare dhe shmangën tatimet, arrestohen 5 persona

Krijuan skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare dhe shmangën tatimet, arrestohen 5 persona

Krijuan një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për të shmangur detyrimet tatimore, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohen pesë persona, mes të cilëve 3 shtetas italianë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për pesë persona, tre prej të cilëve shtetas italianë dhe ‘Arrest shtëpie’ për një shtetase tjetër të dyshuar për veprat penale “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falimentim i provokuar”, ‘Mashtrimi’, “Shpërdorim i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 181, 193, 143, 164 dhe 180 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimit penal nr. 1462 të vitit 2024, të referuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë...