Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni me finlandezët/ Përfaqësuesi i policisë: Angazhuam 110 forca, jemi në kërkim të personit të dhjetë
Përfaqësuesi i Policisë së shtetit që mori pjesë në këtë konference të organizuar nga Finlandezët pasi sollën emrat e shqiptarëve që duhet të arrestoheshin për trafik droge në Shqipëri që kishin lidhje me bandat në Finlandë, Edmond Rizaj, tha se ky operacion ishte një shkallë vështirësie mesatare. Për ekzekutimin e 11 masave janë angazhuar rreth 110 punonjës policie. Me një efektivitet të mirë. 9 prej tyre janë arrestuar. Vazhdon akoma puna për kapjen e personave të tjerë. Besoj se janë gjetur prova të mjaftueshme që mund të shërbejnë si një baze solide për hetimet ne vijim dhe jo vetëm për hetimin pasuror. Duke parë që evropianët kanë shumë pak besim tek policia shqiptare, Edmond Rizaj falënderoj autoritet finlandeze për besimin që kanë patur tek uniformat...