101 ditë qëndresë! Dje rrethuan Kryeministrinë dhe sot para Kuvendit, protestuesit: T’i presim deputetët me vezë e domate
Vijon edhe sot protesta e qytetarëve kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 101-të të rezistencës, pas tubimit të 100-të të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Krahas protestës së përditshme, protestuesit do të jenë edhe para parlamentit me nisjen e seancës plenare. Ata kanë paralajmëruar se në orën 17:00, kur pritet të nisë seanca, do të jenë përpara godinës për t’i pritur deputetët, për të cilët thonë se nuk përfaqësojnë popullin por elementët kriminalë, me vezë dhe domate. Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët janë mbledhur në mënyrë të vazhdueshme në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike. Protestat janë shoqëruar me marshime në rrugët e kryeqytetit, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. Mbrëmjen e kaluar, protesta e 100-të u zhvillua...
Burimi:
gijotina.com