100 MILIONË EURO/ REAL MADRID HIDHET NE SULM PER SUPERYLLIN E JUVENTUSIT

100 MILIONË EURO/ REAL MADRID HIDHET NE SULM PER SUPERYLLIN E JUVENTUSIT

Real Madrid po rikthen në skenë një prej objektivave më të mëdhenj për merkaton e ardhshme. Në Madrid kanë vendosur sërish në fokus Kenan Yildiz, me “Los Blancos” që po shqyrtojnë një lëvizje konkrete për talentin e Juventusit. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi madrilen po përgatitet të bëjë një ofertë për 21-vjeçarin turk, i cili konsiderohet një prej talenteve më të spikatur të gjeneratës së tij. Interesi i Real Madridit për Yildizin nuk është i ri. Madrilenët kishin pyetur për situatën e tij që në dimrin e vitit 2025, ndërsa në atë kohë Xabi Alonso e konsideronte turkun një objektiv të rëndësishëm për projektin e tij. Tani, pas rikthimit të interesit, situata mund të hyjë në një fazë të re. Një ofertë zyrtare nga Madridi...