Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“1 mln euro për ta ekzekutuar”/ Në 2021 u kërcënua nga shqiptarët, vihet nën mbrojtje kryeprokurori i Brukselit
Julien Moinil BRUKSEL- Prej disa ditësh, prokurori Julien Moinil ka qenë i rrethuar nga disa truproja që në çdo kohë sigurohen që hetuesi të jetë i ndjekur nga një eskortë policore. Sipas mediave të huaja, magjistrati është në shënjestër të një kërcënimi nga grupi që merret me trafikun e drogës në Bruksel. Ky kërcënim, i konsideruar real, i ka shtyrë autoritetet të rrisin ndjeshëm sigurinë rreth prokurorit. Zyra e prokurorit publik të Brukselit nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë rast. E ashtuquajtura "Qendra e Krizave" gjithashtu nuk dha detaje lidhur me atë që kishte ndodhur dhe pse ishte e...