Zyrtari i lartë i Mbrojtjes së SHBA-së David Baker vizitë në Kosovë/ Pritet takimi me Presidenten Osmani, axhenda…

Zyrtari i lartë i Mbrojtjes së SHBA-së David Baker vizitë në Kosovë/ Pritet takimi me Presidenten Osmani, axhenda…

Sipas njoftimit të lëshuar për media, takimi do të zhvillohet nga ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës. Presidentja Vjosa Osmani sot do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker. Baker arriti të premten në Kosovë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë Anu Prattipati. Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedoncin. Sipas njoftimit të Presidencës mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.