Zyrtare! Zegjine Çaushi nuk shkon në Kuvend, humb mandatin e deputetes për 10 vota

Zyrtare! Zegjine Çaushi nuk shkon në Kuvend, humb mandatin e deputetes për 10 vota

Zegjine Çaushi FIER-Një përmbysje ka ndodhur në qarkun e Fierit pas rinumërimit të votave. Rezultati i rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listës preferenciale të Partisë Socialistë. Zegjine Çaushi ka humbur mandatin e deputetes në këtë qark, pasi kolegia tjetër nga PS, Maldrita Bardho ka kaluar në një avantazh prej 10 votash. Shifrat sipas KQZ: Maldrita Bardho Vota preferenciale: 3616 Vota nga Diaspora: 1020 4636 vota ne total Zegjine Çaushi Vota preferenciale: 4026 Vota nga Diaspora: 600 4626 vota në total
Burimi: Zeri.ai