Zyrtare, Tirana ndan rrugët me 5 lojtarë

Zyrtare, Tirana ndan rrugët me 5 lojtarë

Të reja të rëndësishme te Tirana. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije se nga ekipi janë larguar 5 lojtarë. Romeo Harizaj, Florjan Përgjoni, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç dhe Fatmir Prengaj kanë ndarë rrugët përfundimisht me Tiranën. “Faleminderit Romeo Harizaj, Florjan Përgjoni, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç dhe Fatmir Prengaj”- shkruan klubi. Bardheblutë synojnë që të bëjnë një sezon pozitiv, duke hedhur pas krahëve zhgënjimin e sezonit të kaluar.
Burimi: Argjiroja.net