Burimi:
Gijotina.com

Zyrtarë të mesëm e të lartë të policisë nën hetim apo të arrestuar/ Dumani: Kryesisht për vepra të lidhur me krimin e organizuar!
👁3762
Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, po raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi punën e institucionit gjatë vitit 2024. Në fjalën e tij, Dumani theksoi se hetimet e këtij viti kanë përfshirë punonjës të Policisë së Shtetit, përfshirë funksionarë të mesëm dhe të lartë, të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar. Ai shtoi se janë regjistruar gjithashtu procedime penale edhe ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sipas Dumanit, kjo nuk duhet të njollosë punën e të gjithë trupës policore, ku ka shumë profesionistë me integritet dhe përkushtim. “Nga hetimet rezulton se...