Zyrtare/ Gabriel Jesus firmos me Barcelonë, detajet e kontratës me katalanasit!
Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga katalanasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Jesus, i cili vjen nga Arsenal, ka firmosur për 3 sezone. “Arsenali dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Gabriel Jesus te blaugranët. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë si lojtar i rregullt për tre sezone”, thuhet në njoftim. Sa i takon shifrave, bëhet fjalë për operacion 14 milionë euro.
Burimi:
javanews.al