Fabregas shijon “fluturimin” e Como në Champions: Të përjetosh netë si kjo është diçka e mrekullueshme

Fabregas shijon “fluturimin” e Como në Champions: Të përjetosh netë si kjo është diçka e mrekullueshme

Te Como, të gjithë po shijojnë momentin, madje edhe trajneri Cesc Fabregas, që nuk e kishte menduar një debutim të tillë në Champions League. skuadra italiane fitoi 1-0 ndaj AEK dhe me 12 pikë, aktualisht ndodhet në vendin e tretë, në grupin e skuadrave që kualifikohen direkt në turin tjetër. Como, pavarësisht se u desh të përballej me disa faza të vështira, vazhdon rrugëtimin e jashtëzakonshëm në Europë. Me tre ndeshje të mbetura, kualifikimi i drejtpërdrejtë për në fazën e 16-sheve është tashmë plotësisht i arritshëm. “Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ne, sepse niveli në Ligën e Kampionëve është jashtëzakonisht i lartë”, tha Fabregas. “Edhe sikur të kishim humbur dje, unë shoh një skuadër që nuk e ka të vështirë të gjejë ritmin...