ZYRTARE/ Dinamoja humb lojtarin e rëndësishëm në prag të sfidës me Hajdukun, njofton largimin e sulmuesit

ZYRTARE/ Dinamoja humb lojtarin e rëndësishëm në prag të sfidës me Hajdukun, njofton largimin e sulmuesit

Peter Itodo Mandela nuk do të jetë më pjesë e Dinamos. Klubi shqiptar ka komunikuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” arritjen e marrëveshjes me Metalist 1925 për transferimin e lojtarit. Dinamoja humb kështu një nga pikat kyçe të skuadrës në prag të sfidës mjaft të vështirë kundër Hajdukut të Splitit. “Faleminderit Itodo Mandela! Klubi i Dinamo City bën me dije se ka arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Peter Itodo Mandela në Ukrainë, te skuadra e Metalist 1925. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati.Gjithashtu, i urojmë lojtarit suksese me skuadrën e tij të re”, ka njoftuar klubi Dinamo./Sport Ekspres/