Zvicra reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni përshkallëzimin e dhunës

Zvicra reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni përshkallëzimin e dhunës

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar për protestat e dhunshme në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës dhe dëmtimin e pronës publike dhe private. Në deklaratën e saj, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të shmangin rritjen e tensioneve dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. Ajo thekson se e drejta për tubim paqësor është një element thelbësor i një shoqërie demokratike. Përmes reagimit, Zvicra u kërkon autoriteteve shqiptare të garantojnë dhe mbrojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e medias. Njëkohësisht, ambasada nënvizon se forcat e sigurisë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Deklarata vjen në një kohë kur protestat janë shoqëruar me episode dhune dhe dëmtime të pronës, ndërsa...