Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Një studim shkencor i kryer nga Universiteti i Kopenhagenit ka zbuluar se pirja e rregullt e kafesë mund të ndikojë në funksionimin e sistemit tretës, veçanërisht në lëvizjet e zorrëve dhe kontrakimet e zorrës së trashë, si dhe lidhet me diversitet më të madh të baktereve të zorrëve. Studimi u botua në revistën Gut Microbiology, e specializuar në kërkime mbi mikroorganizmat e zorrëve, dhe synonte të hetonte lidhjen mes konsumit të zakonshëm të kafesë dhe kushteve fiziologjike brenda sistemit tretës. Ekipi kërkimor përdori një kapsula të vogël elektronike që pjesëmarrësit e gëlltitnin për të monitoruar ndryshimet gjatë kalimit të saj nëpër sistemin tretës. Kapsula matte tregues të ndryshëm, përfshirë kohën e kalimit të përmbajtjes nëpër traktin gastrointestinal, temperaturën, nivelet e aciditetit dhe kontrakimet e zorrëve....