Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zv/kryeministrja Balluku: Në fillim të majit ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Vlorës
👁10723
Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se për pak ditë do të bëhet ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës. ”Në ditët e para të majit, AirAlbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal”, deklaroi ajo gjatë një takimi në Fier, ku u prezantua edhe projekti për transformimin e zonës bregdetare të Darëzezës. Sipas Ballukut, terminali kur nisi fillimisht projekti, ishte planifikuar për vetëm 5 mijë metra katrorë dhe sot konsorciumi në VIA është duke ndërtuar 22 mijë metra. Kjo sipas...